Formulari për studentët e ciklit të dytë Master që aplikojnë për reduktim të tarifave të shkollimit
Bazuar në VKM-në Nr. 780 datë 26.12.2018, për reduktimin në masën 50% të tarifës së shkollimit më poshtë janë udhëzimet e nevojëshme dhe formulari i aplikimit:
- Njoftojmë se përjashtimin nga tarifa mund t’a përfitojnë vetëm studentët e ciklit të dytë Master, dhe që plotësojnë dokumentacionin sipas linkut (kliko këtu…)
- Dorëzimi i dokumentacionit nga studentët do të bëhet online (apliko këtu) dhe fizikisht në kutitë e vendosura në hollin e Fakultetit.
- Së bashku me dokumentacionin duhet të bashkëngjitet dhe kërkesa e studentit për reduktim nga tarifa e shkollimit (modeli kliko këtu…)
Dorëzimi i dokumentacionit origjinal do të kryhet në kutitë postare të vendosura brenda ambienteve të FHFsë. Dokumentacioni të jetë në zarf të mbyllur ku të jetë shkruar sipër zarfit: emri i studentit ,e-maili, programi ku studion, numri i celularit dhe numri i llogarisë bankare në Bankën Raiffeisen për studentët që aplikojnë për bursë. Me këtë formë dorëzimi, edhe plotësohet kriteri ligjor i dorëzimit të dokumentacionit origjinal, edhe jepen të dhënat e studentit për tu kontaktuar për çdo sqarim a saktësim dhe të dhënat bankare. Për studentët që e jetojnë larg dokumentat mund të dergohen edhe nëpërmjet Postës Shqiptare në adresën: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (UT), Rruga e Elbasanit, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit origjinal është 31 Janar 2025.
SHËNIM:
Përveç kategorive sociale të mëposhtme përfitojnë bursa nga fondi i mbështetjes studentore studentët e shkëlqyer të ciklit të parë “Bachelor”. Studentët e kësaj kategorie nuk duhet të aplikojnë sepse lista e tyre përpilohet nga sekretaria mësimore.
Nuk përfitojnë nga ky vendim individët që u takojnë kategorive sociale si më poshtë, të cilët:
1- Jane ndare nga trungu familjar
2- janë duke ndjekur një program të dytë studimi për të cilin duhet të përballojnë koston e plotë të studimeve
3- Studentët përsëritës.
Studentët duhet të logojnë me adresën e Fakultetit emër_mbiemër.fhfstudent@unitir.edu.al per të kryer aplikimin online. Studentët e vitit të parë aplikimin do ta kryejnë pasi të mbarojë procesi i regjistrimit dhe pajisja me adresë studenti nga Fakulteti. Për informacione të mëtejshme të ndjekin faqen e Fakultetit fhf.edu.al