Konferencë shkencore: Si ta bëjmë trashëgiminë tonë kulturore të flasë
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
FAKULTETI I EKONOMISË FAKULTETI I DREJTËSISË
FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË
KONFERENCË NDËRKOMBËTARE
“Si ta bëjmë trashëgiminë tonë kulturore të flasë? – Kreativitet dhe ndërmjetësim në njohjen e trashëgimisë kulturore”
Vendi: Filiali i Universitetit të Tiranës, Sarandë Data: 8 – 9 dhjetor 2022
Në kushtet aktuale të globalizmit ku njerëzit lëvizin gjithmonë e më shumë e kryesisht drejt vendeve të panjohura për ta, Shqipëria përbën një destinacion atraksioni, takimesh e shkëmbimesh profesionale e kulturore shpesh herë e rrëfyer nga të huaj. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rolin e rëndësishëm të komunikimit për të përcjellë imazhin e duhur të vendit ndaj vendasve dhe të huajve që e vizitojnë. Universiteteve u shtrohet detyra për t’i shërbyer sa më mirë zhvillimit të vendit dhe shoqërisë. Studimet mbi trashëgiminë kulturore, promovimin e saj dhe zhvillimin e territorit përparojnë njëherësh dhe paralelisht në mënyrë gjithmonë e më të ndërvarur.
Universiteti i Tiranës e sheh veten me një rol të posaçëm për të promovuar trashëgiminë tonë kulturore, duke synuar në nxitjen e komunikimit sa mё tё efektshёm gjuhësor e ndërkulturor përmes teknikave tё reja të ligjërimit turistik, përgatitjes së profileve në fushën e promovimit dhe menazhimit të territorit, të burimeve të pasurisë kulturore, në fushën e garantimit të mbrojtjes së të drejtave të trashëgimisë dhe në përmirësimin e profileve, si: figura e mediatorit ndërgjuhësor, operatorit, udhërrëfyesit apo cicëronit.
Globalizimi i mediave, kulturave, shkëmbimeve dhe udhëtimeve, kërkon jo vetëm ridimensionimin e këtyre profileve, por edhe ripërkufizimin e globales dhe lokales, si edhe të ndërveprimit midis tyre.
Kjo shton nevojёn pёr diversifikim të mjeteve të komunikimit, të publikimeve, materialeve të shkruara, audiovizuale dhe digjitale, si dhe sfidën e përditësimit, risive dhe përshtatjes së kurrikulave universitare me nevojat dhe gjithmonë e më shumë, me një qasje ndërdisiplinore në fushën e ekonomisë, drejtësisë, shkencave gjuhësore dhe komunikimit mediatik.
Duke qenë se edhe studimet e fundit kanë treguar se interesi dhe tërheqja për turistët më shumë sesa monumentet jepet nga atmosfera e zonës arkeologjike dhe e territorit, arti i të jetuarit, diversiteti kulturor e gjuhësor, puna jonë mund të jetë veçanërisht premtuese.
Në këtë kuadër, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë së bashku me filialin e UT-së në Sarandë, organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare “Si ta bëjmë trashëgiminë tonë kulturore të flasë? – Kreativitet dhe ndërmjetësim në njohjen e trashëgimisë kulturore”.
Ftohen studiues, pedagogë dhe ekspertë të prezantojnë punimet e tyre, me qëllim shkëmbimin e praktikave më të mira dhe propozimin e veprimeve konkrete dhe novatore në fushën e zhvillimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore e specifikisht me elementet, që lidhen me ruajtjen e të drejtave të trashëgimisë kulturore materiale e jo materiale, rëndësinë e komunikimit në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, diversitetin kulturor dhe gjuhësor, rritjen e standardeve të ndërmjetësuesve mediatikë dhe profileve të mediatorëve ndërgjuhësorë.
Kjo konferencë është e artikuluar në shtatë akse, duke ofruar studime kërkimore në fushat e mëposhtme:
- Teknikat komunikative në njohjen dhe rivlerësimin e trashëgimisë kulturore;
- Menazhimi i territorit dhe i burimeve të pasurisë kulturore pёr zhvillimin e vendit;
- Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit dhe promovimi i trashëgimisë kulturore;
- Përgatitja në kompetencë gjuhësore e specialistëve të fushës;
- Kultura dhe letërsia si njё mjet evokues dhe guidë pёr promovimin kulturor;
- Roli dhe kontributi i shumëgjuhësisë në promovimin e trashëgimisë kulturore ;
- E drejta e trashëgimisë kulturore dhe të drejtat referuar konventës së UNESCO-s ;
- Intenerare kulturore të Këshillit të Evropës dhe roli i kërkimit
Ju lutemi klikoni në linkun nё vijim për të dorёzuar abstraktet e punimeve tuaja: https://forms.office.com/r/pS8zEbUQk3
Data të rëndësishme:
Dorëzimi i abstraktit: 24 nëntor 2022 (250-300 fjalë)
Njoftimi i pranimit: 30 nëntor 2022 (Punimet e konferencës do të publikohen pas mbledhjes dhe vlerësimit paraprak të tyre nga Komiteti Shkencor.)
Gjuhët e Konferencës: Anglisht dhe Shqip
Konferenca është planifikuar të zhvillohet në auditor dhe ‘online‘ në qytetin e Sarandës, pranë Filialit të UT-së në Sarandë.
Komiteti Organizativ:
Dr. Ogerta Koruti – Zv. Dekan FGJH për Marrëdheniet me Studentët, Publikun dhe Këshillimin e Karrierës
Vasilika Mulla – Kryetar Dega e Projekteve FGJH
Hesiona Berhomi – Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Studentit FGJH Rudina Koromani – Kryetar Dega e Kërkimit Shkencor FGJH
Marseda Koçi – Specialiste Dega e Kërkimit Shkencor FGJH
Sema Hysa – Kryetare e Degës së Cilësisë dhe Kurrikulës