25 Maj 2018 – Workshop me temë “Trashëgimia Kulturore e Diktaturës: Një zgjerim i Debatit”
Në datën 25 Maj në Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë se Kulturës u organizua Workshop me temë ‘Trashëgimia Kulturore e Diktaturës: Një zgjerim i Debatit ’. Nëpermjet tij synuam të sjellim në mjedisin akademik të gjitha grupet e interesit të lidhura me këtë çështje për të evidentuar problematikat kryesore dhe qasjet e ndryshme ndaj tyre. Përfaqësues të debatit publik, organizatave jo-qeveritare, Ministrisë së Kulturës dhe botës akademike diskutuan lidhur me gjendjen e sotme të kësaj kategorie të Trashëgimisë së Kulturës dhe gjithë perspektivat lidhur me studimin, ruajtjen dhe promovimin e saj.