25 bursa ekselence për studentët e ekselencës të FHF-së

Fondacioni “ALSAR” në vijimësi të zhvillimit të programit të akordimit të bursave të inkurajimit për studentët e ekselencës, i delegon Dekanatit të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të drejtën e përzgjedhjes se 25 studentëve të ekselencës sipas kritereve dhe dokumentacionit përkatës të poshtëshënuar:

Kriteret:

Studentët që aplikojnë duhet:

  • Të ndjekin vijimësinë e studimeve në programin bachelor apo master;
  • Të kenë notën mesatare mbi 8.5;
  • Të mos ketë ndjekur shkollën e mesme në institucione arsimore private;
  • Të mos jenë përfitues të programeve të ngjashme në organizata të tjera.

Dokumentacioni:

Studentët e interesuar duhet të plotësojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Curriculum vitae;
  • Vërtetim për ndjekjen e vitit akademik të lëshuar nga sckretaria e fakultetit përkates;
  • Fotokopje e dëftesës së shkollës së mesme;
  • Listë notash e përditësuar (e vitit paraardhës që provon notën mesatare) e lëshuar nga sekretaria e fakultetit;
  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • 2 foto (format për dokument);
  • Punime, ese, artikuj, etj. (kjo është fakultative)

Dorëzimi i dosjeve bëhet pranë Zyrës së Informacionit të FHF-së brenda datës 2 dhjetor 2019.

Lista e përzgjedhur nga Fakulteti së bashku me dosjet do të dorëzohet në Fondacionin “ALSAR” deri më datë 5 dhjetor 2019.

Programi i bursës së ekselencës, përfshin periudhën 8-mujore (tetor 2019 – maj 2020) dhe vlera mujore është 5000 (pesë mijë) lekë.

Shpërnda lajmin: