3.11.2025

Edugame: Nga seminari trajnues mbi përdorimin e Inteligjecës Artificiale


Në kuadër të projektit EduGame, Universiteti i Tiranës mirëpriti Prof. Judita Kasperiūnienė dhe PhD. Dovile Kuizinienė nga Universiteti Vytautas Magnus, Kaunas, Lituani. Ato u pritën nga Zv.Rektorja e UT Prof.Dr. Anila Paparisto dhe Dr. Erida Elmazi. Në takim u diskutua mbi ecurinë e projektit “ Serious games for creativity and social cohesion in teacher education”, në vitin e tretë të zbatimit.
Më pas vizita vijoi në Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, ku u pritën nga Dekani, Prof.Dr. Mark Marku dhe Drejtuesja e Departamentit të Historisë, Prof.Dr. Valentina Duka.
Pas vizitës në laboratorin e EduGame, Prof.Kasperiūnienė zhvilloi një seminar trajnues mbi përdorimin e Inteligjecës Artificiale në mësimdhënie, që u ndoq me mjaft interes nga pedagogë, mësues dhe studentë të fakultetit.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara