8.10.2025

Shkolla Verore e Gjuhës Shqipe me studentët e huaj: Vizitë kulturore në Lin të Pogradecit


Në kuadër të Shkollës Verore të Gjuhës Shqipe, studentët e huaj, së bashku me pedagogët e Departamentit të Gjuhësisë, zhvilluan një vizitë kulturore në Lin të Pogradecit, ku vizituan Mozaikët paleokristianë, të cilët janë një nga pasuritë më të njohura të zonës dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Më pas, ndalesa ishte në Muzeun Historik të Pogradecit, ku studentët u njohën me historinë dhe kulturën e pasur të qytetit buzë liqenit të Ohrit.

Udhëtimi vazhdoi drejt Voskopojës, ku studentët u njohën me historinë e veçantë të këtij fshati, vizituan kishat e shumta dhe trashëgiminë e tij kulturore: Akademinë e Re dhe Shtypshkronjën e Voskopojës.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara