“STUDIME ALBANOLOGJIKE” është një revistë shkencore e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, e themeluar në vitin 1996. Revista “STUDIME GJEOGRAFIKE” është një revistë kombëtare që boton punime kërkimore në fushën e Gjeografisë dhe në disiplina të tjera të përafërta.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve.
I integruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës që nga krijimi i tij në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë sot ofron 6 programe studimi Bachelor, 13 programe të studimeve pasuniversitare Master i Shkencave dhe Master Profesional si edhe studime në nivelin doktoral.
Fakulteti ka në bazë të veprimtarisë së vet MENDIMIN SHKENCOR KRITIK në mbështetje të formimit pedagogjik dhe aktivitetit kërkimor. Aktivitetet akademike të promovuara nga departamentet synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në JETËN SOCIALE të vendit.
Stafi i Fakultetit tonë merr pjesë aktive në PROJEKTE KËRKIMORE në bashkëpunim dhe partneritet me kolegët e INSTITUCIONEVE TË HUAJA KËRKIMORE.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, të trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe të letërsisë, të gjeografisë, të medias dhe komunikimit, nëpërmjet programeve dhe kërkimit shkencor.
Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare “?????????? ??? ?????????? ?????????”
??????? ??? ???????????
Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare
“?????????? ??? ?????????? ?????????”
5–6 dhjetor 2025 | Tiranë, Shqipëri
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Shoqata Shqiptare e Studimeve Bizantine kanë kënaqësinë të shpallin organizimin e Konferencës së Parë Shkencore Ndërkombëtare “?????????? ??? ?????????? ?????????.”
?????????? ?????:
• Thellimin e studimeve mbi trashëgiminë bizantine në Shqipëri në një kontekst ndërdisiplinor.
• Nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet studiuesve.
• Hapjen e perspektivave të reja kërkimore dhe botimeve shkencore.
??????? ????????:
• Roli historik dhe gjeostrategjik të hapësirës shqiptare në Perandorinë Bizantine.
• Ndikimi i Bizantit në institucionet fetare dhe kulturën religjioze të hapësirës shqiptare.
• Arti, arkitektura dhe kultura materiale dhe jomateriale gjatë periudhës protobizantine dhe bizantine në territorin shqiptar.
• Trashëgimia e dorëshkrimeve dhe kodikëve bizantinë në hapësirën shqiptare.
• Pasqyrimi dhe ndikimi i elementeve bizantinë në kulturën dhe zhvillimet artistike të Shqipërisë moderne.
????? ? ?????????? ??? ???????????: ?? ????? ????
Për më shumë informacion dhe për pjesëmarrje, ju lutem kontaktoni: