Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve.
I integruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës që nga krijimi i tij në vitin 1957, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë sot ofron 6 programe studimi Bachelor, 13 programe të studimeve pasuniversitare Master i Shkencave dhe Master Profesional si edhe studime në nivelin doktoral.
Fakulteti ka në bazë të veprimtarisë së vet MENDIMIN SHKENCOR KRITIK në mbështetje të formimit pedagogjik dhe aktivitetit kërkimor. Aktivitetet akademike të promovuara nga departamentet synojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në JETËN SOCIALE të vendit.
Stafi i Fakultetit tonë merr pjesë aktive në PROJEKTE KËRKIMORE në bashkëpunim dhe partneritet me kolegët e INSTITUCIONEVE TË HUAJA KËRKIMORE.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, të trashëgimisë kulturore, të gjuhës dhe të letërsisë, të gjeografisë, të medias dhe komunikimit, nëpërmjet programeve dhe kërkimit shkencor.
Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare “𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆𝒓𝒊𝒖𝒅𝒉𝒆̈𝒏 𝑩𝒊𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆”
𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐉𝐄𝐒𝐄𝐌𝐀𝐑𝐑𝐉𝐄
Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare
“𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆𝒓𝒊𝒖𝒅𝒉𝒆̈𝒏 𝑩𝒊𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆”
5–6 dhjetor 2025 | Tiranë, Shqipëri
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Shoqata Shqiptare e Studimeve Bizantine kanë kënaqësinë të shpallin organizimin e Konferencës së Parë Shkencore Ndërkombëtare “𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆𝒓𝒊𝒖𝒅𝒉𝒆̈𝒏 𝑩𝒊𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆.”
𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐬𝐲𝐧𝐨𝐧:
• Thellimin e studimeve mbi trashëgiminë bizantine në Shqipëri në një kontekst ndërdisiplinor.
• Nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet studiuesve.
• Hapjen e perspektivave të reja kërkimore dhe botimeve shkencore.
𝐁𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞:
• Roli historik dhe gjeostrategjik të hapësirës shqiptare në Perandorinë Bizantine.
• Ndikimi i Bizantit në institucionet fetare dhe kulturën religjioze të hapësirës shqiptare.
• Arti, arkitektura dhe kultura materiale dhe jomateriale gjatë periudhës protobizantine dhe bizantine në territorin shqiptar.
• Trashëgimia e dorëshkrimeve dhe kodikëve bizantinë në hapësirën shqiptare.
• Pasqyrimi dhe ndikimi i elementeve bizantinë në kulturën dhe zhvillimet artistike të Shqipërisë moderne.
𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐛𝐬𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞: 𝟏𝟓 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓
Për më shumë informacion dhe për pjesëmarrje, ju lutem kontaktoni: