19-23 tetor 2020 në FHF shkolla verore “Këndvështrimi i të rinjve të Ballkanit Perëndimor përballë Integrimit në BE”


Në vitin e dytë të zbatimit të modulit Jean Monnet “Shoqëria shqiptare drejt integrimit të plotë në familjen europiane”, gjatë datave 19-23 tetor u organizua pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë shkolla verore “Këndvështrimi i të rinjve të Ballkanit Perëndimor përballë Integrimit në BE”.

Ditën e premte 23 tetor u zhvillua ceremonia përmbyllëse e shkollës verore, me pjesëmarrjen e Dekanit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Sabri Laçi, Zv. Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, Përgjegjëses së Departamentit të Historisë Prof. Dr. Valentina Duka, studentëve pjesëmarrës të modulit e shkollës verore, si edhe skuadrës organizatore të Jean Monnet në FHF. Profesor Sabri Laçi përshëndeti studentët dhe organizatorët duke nënvizuar rëndësinë që ka përfshirja në aktivitetet Jean Monnet për thellimin e njohurive në fushën e Integrimit Europian. Profesor Dosti, në emër të Rektoratit të UT, shprehu mbështetjen për zbatimin e vazhdueshëm të projekteve europiane nga stafi akademik i Universitetit të Tiranës. Profesore Duka përshëndeti këtë aktivitet dhe studentët pjesëmarrës, duke i konsideruar ata një vlerë të shtuar për departamentin e Historisë dhe FHF. Drejtuesit e UT dhe FHF shpërndanë çertifikatat e pjesëmarrjes për studentët, duke iu uruar suksese në rrugëtimin e tyre akademik.


 

Shpërnda lajmin: