Galeria e fotove 2018


<< Viti 2016 Viti 2017 << Viti 2019 <<

Forumit "Humanities" me regjisorët Rubert Budina dhe Kastriot Çipi
Lektorja e Universitetit Aristoteli të Selanikut leksion me temë "Iluminizmi grek në prag të Revolucionit të 1821"
Lektorja e Universitetit Aristoteli të Selanikut leksion me temë "Iluminizmi grek në prag të Revolucionit të 1821"

Sot në ambientet e FHF, me studentët e historisë, lektorja e Universitetit Aristoteli të Selanikut, prof.as.dr. Eleftheria Mantha. Një temë tejet interesante; “Iluminizmi grek në prag të Revolucionit të 1821-shit”, ngjalli kërshërinë e studentëve dhe pedagogëve të pranishëm.

Back
Nga Ceremonia e Diplomimit të studentëve 2017-2018
IMG 0101 result IMG 0087 result IMG 0125 result IMG 0103 result IMG 0118 result IMG 0086 result IMG 0088 result IMG 0127 result IMG 0135 result IMG 0133 result IMG 0128 result IMG 0129 result
Leksion i prof. George Kastner me temën “Europa Qendrore 1848-2008 dhe lidhjet historike mes rajonit"
Leksion i prof. George Kastner me temën “Europa Qendrore 1848-2008 dhe lidhjet historike mes rajonit"

Me ftesë të Departamentit të Historisë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë sot studentët e vitit te tretë, dega Histori patën mundësinë të kenë në auditor lektorin austriak nga Universiteti i Andrassi Budapest , prof. George Kastner. Tema e leksionit ishte “Evropa Qendrore 1848-2008 dhe lidhjet historike mes rajonit", dhe ngjalli mjaft interesin e studentëve dhe lektorëve të pranishëm. Auditori pati një leksion interaktiv me diskutime nga studentët edhe mbi ngjashmeritë e rastit hungarez dhe atij shqiptar në modernitet.

Leksion i hapur nga Ambasadori i Republikës së Turqisë z. Murat Ahmet Yörük
Leksion i hapur nga Ambasadori i Republikës së Turqisë z. Murat Ahmet Yörük

Në datën 6 Nëntor 2018, në ambientet e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë së UT-së, studentët e Degës së Historisë së të tre niveleve, ndoqën një leksion të hapur nga Ambasadori i Republikës së Turqisë z. Murat Ahmet Yörük. Fokus i leksionit ishte “Politika e jashtme e Turqisë në erën globale”. Me eksperiencën e shkëlqyer si mësimdhënës, z. Yörük pati interesin e studentëve të historisë që i drejtuan pyetje rreth temave të diskutuara. Ambasadori ndaloi veçanërisht në politikën turke në drejtim të zgjidhjes së krizës humanitare (rasti i refugjatëve sirianë), si dhe në krijimin e Komisionit të Lartë me ekspertë turq e shqiptarë, qè e kthen vendin në partner strategjik të Turqisë. Ky aktivitet pati mbështetjen e dekanit Prof. dr. Sabri Laçi dhe zv/dekanit Prof. asoc.Ermal Baze. Aktiviteti u moderua nga Shefja e Departamentit të Historisë, Prof.asoc. Eva Tafili. Gjithashtu Ambasadori Yörük u prit në dekanat, ku së bashku me Dekanin Prof. dr. Sabri Laçi, zv/dekanin Prof. asoc. Ermal Baze, Shefen e Departamentit të Historisë Prof. asoc. Eva Tafili dhe pedagogen Prof. asoc. Lindita Xhanari, diskutoi mbi rëndësinë e bashkëpunimeve në nivel universitar dhe nevojën e forcimit të tyre.

Back
Profesor Nikolla Pano takim me studentët e vitit të parë Bachelor të degës së Historisë
IMG-5609 IMG-5610 IMG-5611
Back
Kumtesa të konferencës ndërkombëtare albanologjike kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut
IMG-5579 IMG-5587 IMG-5582 IMG-5580 IMG-5588 IMG-5586 IMG-5583 IMG-5585 IMG-5584 IMG-5589 IMG-5581
Nga takimi për prezantimin e modulit “Arkivi online”
Nga takimi për prezantimin e modulit “Arkivi online”

Më datë 30.10.2018, në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të UT-së u prezantua Moduli “Arkivi online”, i cili mundëson që çdo dokument të shfrytëzohet nga kompjuteri apo celulari i gjithsecilit.

Back
Pedagogë të FHF-së në Kongresin II të Studimeve Osmane OSARK
44205191 10156800992473259 6996910180868816896 o 44262498 1950390118388991 8782271456672219136 o Dekani me Kryetarin e Institutit te Historise ne Turqi 44468158 1952851544809515 2306615948708151296 o 44231261 10156795769143259 7807670066413043712 n Ermal baze 44442123 1952851618142841 3376948328884338688 o E. Baze, drejtues seance L. Xhanari Me Drejtorin e Institutit te Historise ne Turqi Prof. dr. Refik Turan Eva Hyskaj ne panel Eva Hyskaj E. Baze, L.Xhanari ne panel L.Xhanari, E. Rakipllari, A. Rembeci 44278052 10156800998453259 3502904103174930432 o 44179898 1950300498397953 3629318356634435584 n
Back
Nga ceremonia në ditën e parë të vitit akademik 2018-2019 në FHF
44101655 2156811667925456 449163788575309824 o 44056819 2156811621258794 3265270537714139136 o 44127016 2156811731258783 3443607269290278912 o 44074945 2156811771258779 5414015445810282496 o 44126465 2156811834592106 5514485738864902144 o 44060647 2156811891258767 937094901152088064 o 44213222 2156811964592093 5500362121164095488 o
Viti i dytë i Departamentit të Historisë gjatë ekspeditës mësimore
Viti i dytë i Departamentit të Historisë gjatë ekspeditës mësimore

Nga dt. 9 – 22 qershor 2018, Departamenti i Historisë i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës zhvilloi ciklin e ekspeditave mësimore në qendra muzeore dhe site historike e arkeologjike të vendit, në kuadër të programi mësimor të sistemit Bachelor. Ekspeditat kishin për qëllim njohjen nga afër të studentëve me dëshmitë historike dhe trashëgiminë kulturore të popullit tonë përgjatë shekujve. Me këtë rast, i shprehim falenderime Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e dhënë në realizimin e vizitave të studentëve tanë në institucionet e trashëgimisë kulturore të vendit.

Back
Viti i parë i Departamentit të Historisë gjatë ekspeditës mësimore
Viti I Dita 6-3 Viti I Dita 3-1 (2) Viti I Dita 2-3 (2) Viti I Dita 1-2 Viti I Dita 1-1 Viti I Dita 2-1 (2) Viti I Dita 3-2 (2) Viti I Dita 4-1 Viti I Dita 4-2 Viti I Dita 4-3 Viti I Dita 2-2 (2) Viti I Dita 3-3 (2) Viti I Dita 3-4 Viti I Dita 6-2 Viti I Dita 6-4 Viti I Dita 5-2 Viti I Dita 6-1 Viti I Dita 5-1
Faktoje.al takim me studentë të gazetarisë në FHF
Faktoje.al takim me studentë të gazetarisë në FHF

 Stafi i gazetarëve të Faktoje.al zhvilloi sot një takim me studentë të gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për të prezantuar median më të re fact-check në Shqipëri. Faktoje.al është një media e cila merret me verifikimin e deklaratave të dhëna nga politikanë, zyrtarë të lartë, institucione të rëndësisë së lartë etj. Faktoje.al u referohet gjithmonë burimeve të para dhe verifikon deklarata në të gjitha nivelet e jetës publike për vërtetësi. Gazetarët e Faktoje.al u shprehën përpara studentëve se janë të hapur për bashkëpunime, të cilat do të çojnë më pas në rezultate më frytdhënëse dhë përfitime profesionale për të dyja palët. 

Në takim mori pjesë prof. Scott Talan, profesor në Departamentin e Komunikimit, Universiteti Amerikan, Uashington D.C. Në fjalën e tij ai theksoi se “Kam besim të plotë tek Faktoje.al, por mbi të gjitha kam besim tek imazhi (ikona) e gomarit në këtë faqe interneti, për të cilën besoj se shumë shpejt do të kthehet në një meme, do të kthehet në një trend. Bëhuni edhe ju pjesë e ‘’Faktoje’’, pasi është shumë mirë të monitorosh dhe të verifikosh politikanët. Gazetarët e “Faktoje” janë pak më të mëdhenj se ju në moshë, por ju garantoj së janë shumë të zotë në punën që bëjnë. Në të ardhmen ata do të jenë udhëzuesit tuaj se si mund të punoni në gazetarinë fact-check”. Studentët e gazetarisë ishin shumë të interesuar për të ditur më shumë edhe rreth eksperiencave të huaja të fact-chek.

Back
25 Maj 2018 - Workshopi me temë "Trashëgimia Kulturore e Diktaturës: Një zgjerim i Debatit"
Legacies of Dictatorship printed schedule 2page Page 1 Legacies of Dictatorship printed schedule 2page Page 2 33430087 10155695609898790 7805998499501178880 o 33429041 10155695604258790 5359007974289309696 n 33673977 10155695608618790 8173022533189107712 o 33598364 10155695608043790 7764783821530071040 o 33656557 10155695605478790 5200872277792522240 o 33489054 10155695605923790 4738110051527426048 o 33712160 10155695608208790 1034666890145824768 o 33522929 10155695610503790 4800053959655948288 o 33487466 10155695606363790 1103452556622823424 o 33487307 10155695604408790 4871810407766949888 o
Back
Nga ekspeditat e Departamentit të Gjeografisë 2018
Foto nga puna studimore tek Shpella e Pëllumbasit në Tiranë, ku studentët studiuan relievin karstik dhe format e karstit nëntokesor Ne zonen e Shengjergjit, Tiranë, studentët vrojtuan e studiuan dukuritë e relievit shpator, erozionin dhe kompleksitetin e veprimtarive të sektorit primar të ekonomisë lokale. Foto nga itinerari ne Luginen e Valbonës në Parkun Kombëtar të Valbonës. Studentët duke ecur drejt Ragamit. Ata studiuan relievin alpin me elemente gjeomorfologjike si cirqe akullnajore, komplekse cirqesh, lugje akullnajore, etj. Ne zonen e Linit studentët studiuan alternativat e zhvillimit te qendrueshem, dhe elemente te vecante socio-ekonomike si strukturën e popullsisë, kompleksitetin e veprimtarive të sektorit primar të ekonomisë lokale, etj. Foto përmbyllëse e punës 1 javore në terren, ballkoni i Dajtit.
Back
Leksion me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Azerbajxhanit
IMG-20180522-WA0002 IMG-20180522-WA0004 IMG-20180522-WA0003
Leksione me studentët e Historisë nga Prof.dr. Nicolas Patin
Leksione me studentët e Historisë nga Prof.dr. Nicolas Patin

Në datat 8, 9 dhe 10 maj prof.dr. Nicolas Patin nga Universiteti Bordeaux Montaigne, zhvilloi leksione me studentët e Historisë në nivelet Bachelor dhe Master dhe me studentët e Institutit të Studimeve Evropiane.

Temat mbi të cilat prof. Patin mbajti leksionet ishin:

  1. Bashkimi Evropian, vështrim nga pikëpamja gjermane;
  2. Një analizë e re mbi ardhjen në pushtet të nazizmit në Gjermani;
  3. Një këndvështrim ndryshe i historisë së Bashkimit Evropian. 

Nga ana e studentëve pati një interes të madh për çështjet në fjalë, gjë që u reflektua edhe mbi pyetjet dhe diskutimet përgjatë këtyre takimeve.

Vizitë studimore në Universitetin Aristoteli të Selanikut
Vizitë studimore në Universitetin Aristoteli të Selanikut

Në datat 25.04.18-29.04.18, një grup studentësh dhe lektorësh të Departamenteve Histori dhe Arkeologji e Trashëgimi Kulturore, zhvilluan një vizitë studimore në Universitetin Aristoteli të Selanikut, Greqi. Vizita u mbështet nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shqipëri, nën kujdesin e veçantë të z. Antonis Papamalis.

Gjatë vizitës katër ditore, studentët patën rastin të vizitojnë site të ndryshme historike dhe arkeologjike të Selanikut. Vizita e tyre nisi me sitin arkeologjik të Vergines Aigai, Varri i Filipit të II-të. Më pas studentët vizituan Muzeun Arkeologjik të Selanikut dhe atë të periudhës bizantine. Dita e tretë e vizitës së tyre ishte në ambientet e Universitetit Aristoteli të Selanikut, Fakulteti i Filozofisë dhe ambientet e Bibliotekës së Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë.

Ndërkaq, lektoret e shoqëruar nga profesoresha e Historisë  Moderne, znj Eleftheria Manta (e cila ishte pjesë integrale e gjithë vizitës studimore përgjatë gjithë kohës me ekspertizën e saj), u takuan me dekanin e Fakultetit të Filozofisë z. Dimitrios Mavroskoufis dhe me shefin e departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë, z. Emmanouil Voutyra. Studentet patën rastin të vizitojnë edhe muzetë e brendshëm të Fakultetit të Filozofisë si edhe muzeun arkeologjik dhe atë etnografik, të Universitetit Aristoteli. Udhëtimi u përmbyll me vizitat në Torren Veneciane dhe në Kalanë e Selanikut.

Forumi “Humanities” mbi botimin në gjuhën gjermane të librit të Marlin Barletit “Rrethimi i Shkodrës”
Forumi “Humanities” mbi botimin në gjuhën gjermane të librit të Marlin Barletit “Rrethimi i Shkodrës”

Sot në Forumin “Humanities” me Prof.Asoc.Dr Florian Schaffenrath dhe Mag. Stefan Zathammer nga Universiteti i Insbrukut u diskutua mbi botimin në gjuhën gjermane të librit të Marlin Barletit “Rrethimi i Shkodrës”, kontributin e Marin Barletit në humanizmin evropian si edhe perspektivat dhe mundësitë në fushën e studimeve neo-latine. Faleminderit studentëve dhe pedagogëve që me pjesmarrjen dhe angazhimin e tyre kontribuan në një bisedë shumë interesante dhe të frytshme. 

Back
IMG 3606 IMG 3611 IMG 3590 IMG 3595 IMG 3615
Back
FHF - Ligjëratë me temë “Media, gazetaria, demokracia dhe transformimi i opinionit publik”
IMG-20180410-WA0004 IMG-20180410-WA0005 IMG-20180410-WA0016 IMG-20180410-WA0018 IMG-20180410-WA0007
Back
Nga leksioni i hapur: "Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike"
DSC 7268 DSC 7275 DSC 7259
Back
Nga leksionet e shkollës dimërore "Lidhjet austro-shqiptare"-2
unnamed (2) (2) unnamed (2) unnamed (1) unnamed (1) (2) Image-1 (1) unname1 unname unname2 unnamed (5) (1) unnamed (2) (1) unnamed (1) (1) unnamed (4) unnamed unnamed (3)
Back
Nga promovimi i librit të Elena Gjikës “Shqiptarët në Rumani - Historia e princërve Gjikaj në shek. XVII, XVIII dhe XIX”
IMG-20180129-WA0003 IMG-20180129-WA0006 IMG-20180129-WA0001
Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike
Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike

Këtë javë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në kuadër të projektit "Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike" ishin të ftuara Prof. Christina Kuoulouri nga Universiteti Panteon i Athinës dhe Prof.Dubravka Stojanovic nga Universiteti i Beogradit. Prof.Koulouri prezantoi temën me titull "Çarmatosja e historisë në Ballkan: Mësimdhenia e ngjarjeve traumatike dhe ceshtjeve te mprehta. Ndërsa Prof.Stojanovic prezantoi temen"Si mund të ndihmojë në pajtimin etnik, mësimdhenia e historisë në ish-Jugosllavi".

 

Shpërnda lajmin: