Niveli B2

 A1 – niveli hyrës           
 A2 – niveli ndërmjetës
 B1 – niveli prag
 C1 – niveli i pavarur
 C2 – niveli zotërues

NIVELI B2

Të kuptuarit: Studenti mund të kuptojë konferenca dhe fjalime mjaft të gjata dhe madje të ndjekë një argumentim të ndërlikuar, nëse tema është relativisht e njohur për të. Gjithashtu, ai mund të kuptojë shumicën e emisioneve televizive, shumicën e filmave, si dhe të lexojë dhe kuptojë artikuj të ndryshëm, pjesë letrare, etj. Në këtë nivel studenti zotëron një gamë të gjerë të fjalorit për tema të lidhura me fushën e tij dhe me subjektet më të përgjithshme. Ai mund të ndryshojë formulimin për të shmangur përsëritje të shpeshta, por mangësitë leksikore mund të shkaktojnë ende hezitime dhe gabime në përdorimin e frazave.

Të folurit: Në këtë nivel studenti mund të komunikojë në një shkallë të lartë spontaniteti dhe lirshmërie, që bën të mundur një bashkëbisedim normal me një folës vendas. Ai mund të marrë pjesë aktivisht në një bisedë dhe të paraqesë e të mbrojë pikëpamjet e veta.

Të shkruarit: Studenti mund të shkruajë tekste të qarta dhe të hollësishme mbi një gamë të gjerë temash që lidhen me njohuritë e tij. Gjithashtu, ai mund të shkruajë një ese ose një raport, duke transmetuar një informacion ose duke paraqitur arsyet pro dhe kundër një opinioni të dhënë.

Njohuri gramatikore: Në këtë nivel studenti ka një kontroll të mirë gramatikor, bën gabime të rastësishme, gabime josistematike dhe gabime që nuk prishin kuptimin e të shprehurit. Në këtë nivel ai pajiset me njohuri të forta morfologjike, si dhe merr një pjesë të njohurive sintaksore.

Shkarko më poshtë modelin e testit (format pdf):

NIVELI MESATAR [B2]

Shpërnda lajmin: