Menu:

Të drejtat dhe detyrat e studentëve

Të drejtat:
Të ndjekë leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në përputhje me statusin e tij; Më shume...

Detyrat:
1. Të njohë me hollësi rregulloren e fakultetit/institutit e detyrimet që lindin dhe të jetë i vetëdijshëm për zbatimin e tyre; në të kundërt shkolla nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre; Me shume...

 

fhf

Lidhje:

 

Këshilli Studentor: Debat mbi problemet e studentëve

Këshilli Studentor FHF, kërkesë MASH-it: Duam Kartën e StudentitKëshilli Studentor i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë organizoi të hënën konferencën me temë “Karta e Bolonjës dhe Ligji i Arsimti të Lartë”.  Fjalimin hapës të konferencës e mbajti kryetarja e Këshillit Studentor FHF, Esiona Konomi, e cila në emër të studentëve kritikoi ashpër mbi mospraninë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës z. Tafaj, “Ne kemi ftuar sot këtu për të qenë të pranishëm në këtë panel, vetë ministrin e arsimit dhe të shkencës, i cili nuk ka ardhur për arsye që nuk i ka shpjeguar. E megjithatë, më lejoni që ta justifikoj dhe ta kuptoj pozicionin e tij, që me këtë ligj të arsimit të lartë të ndryshuar jo kaq në favor të studentëve, ai do te ndihej jo fort këndshëm në këtë panel. E megjithatë, ne i themi Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, se detyra e tij si përfaqësues më i lartë i arsimit shqiptar, është të jetë pranë komunitetit me te madh, te jete pranë studenteve, te jete këtu me Ne, per te degjuar shqetesimet tona dhe per t ju pergjigjur pyetjeve tona. Megjithekete mbase ky eshte nje deftues i pergjegjshmerise se tij institucionale,” u shpreh ajo. Më pas, studentja e gazetarisë, dhe njëkohësisht kryetare e qeverisë studentore, Konomi vijoi me tre çeshtje kryesore që kanë lindur nga ligji i ri mbi arsimin: Mbrojtja e gjuhës angleze në institucionet private; përparësia që u jepet studentëve të universiteteve private në dhënien e masterave të nivelit të parë në Universitetin e Tiranës; dhe mospajisja e studentëve me kartat përkatëse ashtu siç Karta e Bolonjës e parashikon. Dy drejtues të arsimit të lartë, z Kule dhe z. Rrokaj, mbajtën një qëndrim skeptik mbi sondazhin e publikuar nga Keshilli Kombëtar Studentor, sipas të cilit 70% e studentëve japin para për të marrë provimet.

 

Dekani i FHF:

Universitetet vuajnë ende mungesën e autonomisë së plotë


Rrokaj: Universitetet Publike mund te vetemenaxhohen
Dekani i Fakultetit te Historisë dhe  Filologjisë,  Prof. Dr.Shezai Rrokaj iu përgjigje interesit dhe shqetësimeve të studentëve gjatë konferencës së zhvilluar të hënën  me nismën e Këshillit Studentor të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Në fjalën e tij prof. dr Rrokaj preku disa probleme që shqetësojnë arsimin e lartë shqiptar.  Fillimisht ai përshkroi një historik të Kartës së Bolonjës në Shqipëri:  “Ligji i Arsimit të Lartë dhe Karta e Bolonjës kanë një histori gati tetë - nëntë  vjeçare, që prej vitit 2003 ku për herë të parë nga qeveria shqiptare u nënshkrua pjesmarrja në atë që quhet:  Vëndet e përfshira në Kartën e Bolonjës”, tha dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë  Prof. Rrokaj evidentoi disa nga problemet që ka sipas tij Ligji i Arsimit të Lartë në raport me Bolonjën.  Ai shprehet se ka disa probleme  që nuk lidhen detyrimisht me Bolonjën, si përshembull.  çështja e autonomisë. “ Shpesh herë kjo thirrje për autonomi është keqkuptuar, madje nganjëherë është abuzuar me këtë koncept, por ai është një koncept kushtetues që ligjvënësi e ka parashikuar dhe në ligjin e arsimit të lartë, në nenin tre gjendet i sanksionuar me gjithë ndo një ndryshim që i është bërë kohët e fundit.” shprehet prof. Rrokaj. Rrokaj sqaron se me autonomi nuk konceptohet vetëm problem i financave, por autonomia ka të bëjë me problemin e misionit të shkollës së lartë që në thelb është antikonformizmi që çon në zhvillimin e shoqërisë. Një problem tjetër sipas tij është edhe marrëdhenia e institucioneve të arsimit të lartë me strategjitë e zhvillimit universitar. Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë sjell në vëmendje çështjen e akreditimit, për të cilin shprehet: “ Dihet se akreditimi nuk duhet të jetë pjesë e varur automatikisht nga ekzekutivi.  Po ta shikojmë në një farë mënyre ka ende reminishenca të kësaj natyre,  pra ajo që e dëmton ligjin e arsimit të lartë është mosqënia e tij shumë funksional.  Pra universitetet publike nuk mund ta përdorin dot ligjin e tyre”. Një gjë që duhet mbajtur parasysh në strtegjitë e zhvillimit të vëndit tonë, sipas dekanit Rrokaj është edhe çështja e diplomave,  titujve të formimit dhe titujve të punësimit.  Kjo në mënyrë që në të ardhmen të mos krijohen “ bomba papunësie “ . “Ka probleme  në mënyrën se si ekzekutivi pasi del një ligj që miraton shkresa pas shkresash dhe nuk ja lë të drejtën institucioneve të arsimit të lartë që të zbërthejnë me akte nënligjore, me akte normative siç  janë statutet dhe rregulloret e tyre, ligjin e arsimit të lartë“, shprehet Rrokaj. Ai shprehet me indinjatë përsa i përket akuzave se universitetet publike janë të paafta të vetmenaxhohen. Sipas tij këto janë thjesht akuza dashakeqe. Rrokaj i drejtohet edhe Rektorit te Universitetit te Tiranës që të shprehet mbi një sondazh të nxjerrë kohët e fundit, i cili flet për një masë prej 70% ose më shumë  të studentëvë që paguajnë për notat. “Unë i kërkoj të shprehet në emër të universitetit.  Unë për fakultetin tim natyrisht që nuk do ta pranoja në asnjë mënyrë.  Unë në qoftë se do të kisha  një fakultet ku 78% e studentëve paguajnë,  që tani jap dorëheqjen nga posti i dekanit dhe nuk kam çe dua këtë post“,  tha Rrokaj.  Kjo megjithëse sipas tij ligji i arsimit nuk njeh institucionet e arsimit të lartë të drejtën e ndjekjes së  të gjithë atyre gjërave që kanë të bëjnë me një karakter penal. Deklarata e Rrokaj u shoqërua me ovacione nga salla ku ishin të pranishëm studentë  të universitetit të Tiranës.