Mirësevini në faqen zyrtare të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Në këtë website do të gjeni informacion të shumëllojshëm dhe të bollshëm për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Do të gjeni informacion për degët dhe departamentet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, do të gjeni informacion për planet mësimore, për veprimtaritë e ndryshme që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen në fakultet, për studentët, për bursat e studentëve, etj. Websiti i fakultetit www.fhf.edu.al, u realizua nën kujdesin e veçantë të Dekanit të Fakultetit Prof. Dr. Shezai RROKAJ
23 Prill 2013 - Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtës së Autorit
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë organizon ditën e martë, më datë 23 Prill 2013, Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit. Në këtë aktivitet do të bëhen prezantime të mjaft veprave letrare shqiptare, librave të përkthyer në shqip, studimeve albanologjike etj. Gjithashtu do të organizohet dhe një shfaqje teatrore e KLUBIT TË DRAMËS. Për programin e plotë klikoni këtu...
Se shpejti: Komunikim online student - pedagog
Universiteti i Tiranës ka filluar testimin e modulit te ri Pedagogu/Kurrikula në disa fakultete. Ky modul që do të shtrihet në të gjitha njësitë e UT-së eshte një software bashkëkohor për të realizuar një Administrim të Informacionit arsimor në mënyrë të integruar për të rritur cilësinë e shërbimeve, transparencën por duke pasur në vëmendje ruajtjen e privatësisë së studentëve dhe pedagogëve. Përfituesit kryesor të kësaj arritjeje janë të gjithë aktorët e UT-së. Ky modul përshin:
Pedagogu/Kurrikula – Në sistemin e menaxhimit të informacionit te Universitetit të Tiranës hidhen të dhëna për programin e lëndëve dhe stafin pedagogjik të fakuletit sipas rubrikave përkatëse në të cilat cilësohet: Fakulteti, programi studimor, cikli akademik, kursi, viti akademik dhe më pas të dhënat për pedagogun si: emrin e pedagogut të lëndës, gradën shkencore, lëndën dhe statusin e pedagogut. Gjithashtu sistemi përfshin edhe komunikimin e studentëve dhe pedagogëve nëpërmjet web-it. Per materialet informuese klikoni ketu...

23 NËNTOR 2012 - Dokumente britanike për Shqiperinë - JAVA E JA-
Me rastin e 100 - Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në datën 23 nëntor 2012, ora 18.00, në ambientet e Hotel Tirana International, salla Balsha, organizon ceremoninë e promovimit të dy vëllimeve me dokumente me temë "Dokumente britanike për Shqipërinë dhe Shqiptarët për periudhën Tetor 1913 - Dhjetor 1914". Ftoheni të merrni pjesë.
12 - 25 NËNTOR 2012 - JAVA E JAVA - - JAVA E ALBANOLOGJISË
Me rastin e 100 - Vjetorit të Shpalljes se Pavarësisë, Fakulteti i Historlsë dhe i Filologjisë, organizon: JAVËN E ALBANOLOGJISË. Më shumë programi...
Aty ku njohuria është liri
Video prezantuese e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë
